Gazetari Basir Çollaku është shprehur se personat e akuzuar për aferën e inceneratorëve kanë lidhje edhe me procesin e rindërtimit.

Komentet Çollaku i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se në dosjen e inceneratorëve janë të përfshirë 100 persona për një aferë gjysmë miliardi euro dhe sipas tij, nuk cilësohen nga SPAK si “grup i strukturuar kriminal”.

“Ajo që më bën përshtypje është se theksohet se të tre praktikat, janë praktika me probleme që kanë sjellë dëme në buxhetin e shtetit. Prokuroria në lajmëron që po hetohet. Por nuk na thotë se kush janë të pandehurit, të hetuarit. Në miratimin pa koment të Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës, prokuroria thekson se pavarësisht se është miratuar pa koment, Ahmetaj i ka bërë sugjerimet e tij Bashkisë së Tiranës çështjet financiare, për kursin e këmbimit, etj.

Ajo çfarë është në këto 12 faqe, është ky paragraph i faqen 9, pikërisht raporti professional që ka kjo Prokurori me Bashkinë e Tiranës, për hetimin e Veliajt. Këtu ka biznesmenë që SPAK i akuzon për shpërdorim detyre? Ata nuk janë funskionarë publikë. Pra nxitimi për t’i bërë një qokë dikujt, thonë merri me radhë të gjithë. Inceneratorët kanë fije edhe te rindërtimi.

Këtu ke 100 persona, gjysmë miliardi euro dhe janë tek e tek, nuk janë grup i strukturuar kriminal. Ka një ngjashmëri këtu me rastin e Tahirit, të Habilajve, që kur qeveria ka interes, dërgon nga një avokat të qeverisë”, është shprehur Çollaku.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re