Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesë së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ai shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve.

Deputeti Basha shprehet se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve dhe se “promotori e mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama”.

“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, ! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjve shqiptare”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re