Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të hënë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në nisje të fjalës së tij ai u ndal edhe tek vendimi tek kërksa e fundit e SPAK per te caktuar ndaj tij “arrest shtepie”.

Berisha e krahason Ramën me Putinin, ndërsa thotë se ka frikë nga opozitarët.

Ish-kryeministri thotë se me urdhër të Ramës është vendosur që ai të arrestohet pa asnjë prove dhe fakt.

“Vladimir Putin këto koha ka zhdukur nga burgjet Navalnin, nuk dihet nga është. Pse? Sepse ka frikë se mos Navalni do të regjistrohet si kandidat për president. Putin, Navlanin e ka frikë edhe në burg aty ku është.

Rama bëri të njëjtën gjë, nuk lejoji në kundërshtim me ligjin regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni. Edi Rama bëri edhe më shumë, jo që nuk lejoi regjistrimin e emrit tim, por nuk lejoi regjistrimin e PD nga frika dhe tmerri.

Ne jemi sot në këtë situatë ku ai, me një zinxhir veprimesh antikushtetuese ka vendosur që të dënojë me arrestim Sali Berishën pa asnjë fakt, pa asnjë dokument  dhe provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re