Sekretari për çështjet ligjore në Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka komentuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në studion e emisionit “Opeb”, Kaso u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar kërkesën për mbikëqyrje policore ndaj ish-kryeministrit, ndërsa për ndalimit të komunikimit me personat jashtë familjes, ai tha se Parlamenti dha autorizim vetëm për masën shtrënguese, jo për ndalim të komunikimit.

“Për mua nuk ndalohet komunikimi në Skype. SPAK ka kërkuar diçka që nuk e parashikon ligji. Masa e arrestit në shtëpi nuk parashikon diçka të tillë. Nuk ka asnjë parashikim për elementë plotësues të tjerë që kërkon SPAK, ashtu si ruajtja me policë, që parashikohet për persona që rrezikojnë të thyejnë masën, për krime të rënda.

Së dyti ky ndalimi i famshëm i komunikimit, ku e gjeti SPAK këtë? Parlamenti dha autorizim për masën shtrënguese të arrestit në shtëpi, jo për ndalim të komunikimit. Neni ku bazohet SPAK nuk ka asnjë fjalë për këtë”, tha Kaso.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re