Skip to content

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama: Parlamenti s’është noteri! E dimë vetë se çfarë rruge do të ndjekim!

WhatsApp Image 2025 12 30 at 11.31.35 2 1

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti nuk është noter, ndërsa shtoi se PS do të ndjekë një rrugë për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, Rama pohoi se e di vetë PS se çfarë rruge do të ndjekë.

“Ti se di fare se çfarë do të ndjekim ne. Të shpjegova dhe ju shpjegova se parlamenti nuk është noter! Ne një rast e kemi gjykuar ashtu, dhe kemi thënë atë. Këtë rast do e ndjekim dhe e dimë ne se ca do të themi. Ça problemi keni ju? Mos e digj kohën kot.”, tha ai.