Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për herë të parë për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit që t’i hiqet mandati i deputetit Alqi Bllakos për shkak se është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, Balla theksoi se PS-ja nuk bëhet mburojë për asnjë që ka shkelur vijën e kuqe.

Kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit të Alqi Bllakos“Në aspektin njerëzor nuk jam i gëzuar. Kam një aspekt tjetër që biem dakord e cila është forca udhëheqëse e PS për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe drejtësia të funksionojë duke e vendosur përballë pa asnjë dallim nga asnjë krah politik dhe ne do të punojmë të pa lëkundur për të thelluar efektet e reformës në drejtësi.

Të jetë e qartë nga të gjithë për këtë. PS ka vendosur vijë të kuqe me këdo sapo të merret nën hetim apo drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime natyrshëm që PS nuk është mburojë për askënd dhe në këtë këndvështrim kjo do të jetë vijë e kuqe për këdo. Ne do të ,mbajmë këtë qëndrim për këdo që jemi vendosur përballë. Është e rëndësishme që standardi që ka nisur të vazhdojë”, u shpreh Balla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re