Lulzim Basha mendon se pastrimi i politikes nga elementet e inkriminuar eshte zgjidhja e vetme per ti dhene shqiptareve perfaqesuesit e denje qe meritojne.

 

Ne reagimin e tij pas kerkeses per arrestimin e Arben Ahmetajt, Basha tha se ky vendim i SPAK duhet pershendetur, por ai nuk mund te ndalet me kaq.

 

Basha shtoi se mbrojtesi i shperdorimit te 430 milione eurove permes inceneratoreve eshte Edi Rama.

 

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjve shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re