Të tjera detaje kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, për të cilin organi i akuzës ka dërguar kërkesë në Kuvend për ta arrestuar.

Sipas dosjes hetimore të SPAK të zbardhur nga Panorama TV, bëhet me dije se miqtë e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë përfituar të ardhura përmes vendimeve të tij.

Më poshtë është një pjesë nga dosja hetimore, ku sipas SPAK, përcaktohen rastet kur Ahmetaj ka favorizuar miqtë e tij.

Pjesë nga dosja hetimore:

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, ne lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga e-maili i datës 06.12.2014 kur shtetasi E. M. I ka nisur në këtë datë e-mailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit te Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumen 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë, Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 leke. Ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbylljen e vend depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 lekë dhe pakësuar projektit “Impiantit të Prodhimit të energlise ngo”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re