Presidenti I Kosovës Thaci do të presë sot në zyrën e tij në një takim zyrtar kreret e Luginës së Preshevës.

Në fakt ishte përforlur lidhur më një mundësi që Thaci të vizitonte Luginën pas kërkesës së bërë nga faktori politik shqiptar në Serbi, por duket se zgjidhja më e shpejte ka qënë e kundërta, që ata të shkonin në Prishtine për të takuar presidentin e Kosovës në zyrën e këtij të fundit.

Thaci vazhdon të këmbëngule në kërkesën e tij që Lugina e Preshevës ti bashkohet Kosovës gjë e cila mbështetet nga një pjesë e madhe e faktorit politik shqiptar në Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re