Skip to content

Kërkesa për parapagim të tatimfitimit për “Prestige Resort”- Lubonja: Qeveria ka për qëllim të asgjësojë mediat e Hysenbelliu Group




Analisti ka komentuar kërkesën e Tatimeve ndaj Hysenbelliu sh.p.k. që të parapaguajë tatim fitimin e resortit “Prestige” për vitin 2023.

Duke folur në studion e News 24, ai theksoi se kjo lidhet me qëndrimin e mediave të këtij grupi ekonomik.

Sipas tij qëllimi final është asgjësimi i medias si në rastin e investitorit italian Francesco Becchetti, ndërsa shtoi se në një rast ku qeveria nuk ka frikë dhe ende vazhdon me veprime të tilla, është një shfaqje e rrezikshmërisë së këtyre të fundit.

“Biznesi që shoh në Shqipëri është ai i pastrimit të parave të krimit. Në kohën e Enver Hoxhës ka pasur disa uzina me 150 mijë banorë. Sa fabrika ka sot që është shtuar popullata. Është vetëm industria e ndërtimit që pasuron një grusht njerëzish. Nga ky biznes vilen edhe taksat. Këto për mua janë pastrim parash të pista. Aventurierët me Ramën në krye nuk duan t’ia dinë sepse aq mend kanë për të parë çfarë po i ndodh vendit.

Kjo hyn në një aspekt tjetër të asaj që po ndodh në vend në raport me lidhjen dhe interesat e politikës me biznesin. Më herët ka pasur më shumë shpërndarje grupesh. Teza ime është se kemi hyrë në putinizëm dhe jemi përballë një partie shtet. Me Hysenbelliun është pastrimi i atyre Kodorkovskëve, lidhet me qëndrimin ndaj mediave të Hysenbelliut.

Kjo e bën më problematike këtë diktaturë të krimit. Kemi një avancim për më keq, ku kalojmë nga një pluralizëm oligarkik në monizëm oligarkik. Këtu ka vetëm industri betoni, me në krye Ramën që po zapton dhe po shkatërron. Betoni po shkatërron vendin për të mbijetuar këta me paratë e pista. Qëllimi final është asgjësimi i medias si me Becchettin. Qeveria u dënua për të. Kur nuk ka frikë dhe vazhdon akoma kjo tregon rrezikshmërinë e tij. Këtu është luftë për demokraci, jo për biznese më të mira, tha Lubonja.

“”