Në kuadër të situatës së koronavirusit, nënat u lejuan që të nxjerrin jashtë fëmijët deri në 10 vjeç deri në orën 11:00 të paradites ditën e dielë (19 prill). Kryeministri Rama deklaroi se në këtë vendim kishte një gabim, i cili lidhej me burrat.

Ata që nuk bënë punët e shtëpisë kur dolën gratë duhet të gjobiteshin ose t’ju hiqej përkohësisht liria. Por kjo do të zbatohet në vijim kur të ketë sërish liri dalje për nënat me fëmijët. Në një intervistë për “News24”, Rama tha: “Një gabim kishte në vendimin e nxjerrjes së nënave me fëmijët.

Që nuk u vendos një masë gjobe me heqje lirie të përkohshme për burrat që nuk kanë bërë punët e shtëpisë kur nënat kanë dalë. Kjo ishte diçka që e lexova nga dikush në Facebook dhe kishte të drejtë.

Do e kemi parasysh që kur të dalin nënat me fëmijë, burrat të gjobiten ose t’ju hiqet liria me kërkesë të grave në rast se nuk bëjnë punët e shtëpisë” – tha Rama, duke treguar edhe njëherë se lexon çdo koment në faqen e tij në facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re