Ilir Meta ka reaguar pas depozitimit në Kuvend të kërkesës nga 47 deputetë për shkarkimin e tij.

Ai e konsideron këtë kërkesë të mazhorancës si “shashkë” dhe bën thirrje që që përqendrimi të jetë tek mbyllja e procesit zgjedhor, që siç thotë Meta nuk ka përfunduar ende.

Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.