Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar ndaj kërkesës së Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë.

 

 

 

Majko e quan këtë veprim si konflikt të pashpallur ndërsa shprehet se Serbia po kërkon të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

 

 

 

 

“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur. Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet.”- shkruan Majko.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re