Rama: Shqipëria ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se para luftës, ku kanë gjetur strehë dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Madje shqiptarët janë dorëzuar tek nazistët porj o hebrenjtë që kishin në shtëpi.
Shqipëria ka një lidhje me Izraelin, por në politikën e jashtme është komplet e vijëzuar nga BE.
Në rastin e takimit Londër-NATO mbi 5G është bindje nga ana ime jo nga ana e tij apo SHBA. Letra ime as nuk është kërkuar apo imponuar nga Shtëpia e Bardhë apo departamenti i shtetit. Është bindje ashtu sic them që marrëveshjet e Abrahamit për Lindjen e Mesme.
Nëse në aspektin për marrjen e marrëveshjes së Washingtonit, përvec asaj që thashë, rikthimi i Kosovës në atë që i takon pas një periudhe absurde tërheqje barrikade lufte me imagjinatën është edhe fakti që Izraeli njohu Kosovën, një fakt i jashtëzakonshëm. Një sukses që vetëm për të cilin meritojnë në rastin më të keq heshtjen dhe s’dinë ca flasin dhe për shprehjen e konsideratës.
Është thyerja e një barriere të imagjinueshme. Natyrisht është meritë e padiskutueshme e Trump por edhe aftësia për të qenë në vendin e duhur dhe për të hedhur hapin e duhur. Ne kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike, qartësisht dhe më vjen shumë mirë që këto qëndrime të burojnë nga bindja. Këto janë cështje e jona dhe si cështje e jona i trajtojmë me shumë kujdes dhe e vendosim në momentin e duhur gjithmonë në funksion të interesave strategjike. Ne jemi të vijëzuar me BE.
