Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, ka zbuluar mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha për kandidatët e PD që do bëjnë kërkesa dhe ankimime në KQZ për rinumërimin e votave të zgjedhjve të 11 majit.

I ftuar në “Log.” në News24, Kaso zbuloi se Berisha është shprehur se secili prej tyre do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha

“Kandidatët do të mbështeten nga koalicioni. Secilit do t’i jepet mbështetja, partia e ka marrë përsipër. E ka thënë vetë kryetari Berisha…”, tha ai.

Sms e Berishës: Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH. Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha.

Ivi Kaso: Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko