Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nga seanca plenare denoncoi mënyrën e zbatimit të skemës së pensioneve, si dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Sipas Vasilit, “varfëria është te pragu i derës.” Kjo sipas tij, është edhe arsyeja përse rreh 17 miojë shtetas kanë bërë kërkesa për azil.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë kërkon të dijë se “cila do të jetë ndihma që qeveria do të ofrojë për qytetarët. Sa herë thotë qeveria që do bëjë rritje pagash dhe pensionesh, rriten taksat.”

 “Këtu u fol për pensionet. është e qartë që skema e pensioneve është në rrezik falimentimi. Kontribuesit po pakësohen, mesatarja e pensionit në qytet është një mesatare në minimumin e varfërisë. Po kështu është edhe në fshat, as 100 dollarë, kur mesatarja e ditës është 6 dollarë në ditë. Varfëria është te pragu i derës. është ajo varfëri që i bën pensionistët ti blejnë ilaçet me tableta dhe jo kurën e plotë.

Vetëm në 6 muajt e parë 17 mijë shtetas kanë bërë kërkesë për azil. Po na zhduket nga një bashki çdo 6 muaj. Shifrat janë aty, nuk janë shifrat e opozitës. Janë shifra të europës.

Kur u liberalizuan vizat ju thoshit që do ikin 1 milionë shqiptarë. Nuk ikën. Kishte program te IOM për tu kthyer njerëzit në 2011, sot kemi batërdi ikje.

Kur ikën, ikën sepse nuk ke ku të fusësh kokën. Cila është ndihma që u jepet qytetarëve? Rritet çmimi i referencës, rriten çmimet e shtëpive. Duheshin mbi 20 vjet për të pasur një banesë, aq më keq është rritur tani. Sa herë thotë qeveria që do bëjë rritje pagash dhe pensionesh, rriten taksat.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko