Skip to content

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, vendoset data, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

veliaj ols dado


Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për prokurorin e Posaçëm Ols Dado.

Kryebashkiaku pretendon se është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore.

Gjyqtari i çështjes do të jetë Hazbi Balliu.