Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zbulimi i fundit i madh i rezervave të gazit natyror në Detin e Zi është vetëm një pararendës i lajmeve të reja për një zbulim edhe më të madh turk.

“Ne kemi tregues të fortë se rezerva e zbuluar është vetëm një njoftim për një zbulim edhe më të madh. Shpresojmë për lajme të ngjashme nga Deti Mesdhe së shpejti,” tha ai në një fjalim para publikut pas seancës së kabinetit.

Duke theksuar se Turqia mund të bëhet një nga vendet me rezervat më të mëdha të gazit, ai tha se vendi ka bërë gjithashtu përparime të mëdha në zhvillimin e potencialeve të tjera diellore dhe të energjisë të rinovueshme.

“Ulja e çmimit të gazit natyror do të ketë një ndikim pozitiv shtesë në buxhetin e njerëzve dhe zhvillimin e të gjithë sektorëve në periudhën e ardhshme,” tha Erdogan.

Turqia njoftoi javën e kaluar se ka gjetur rezervat më të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi në historinë e saj.

Erdogan tha se këto janë rezerva që lavdërohen nga e gjithë bota, por që disa qarqe me qëllim të keq vazhdojnë të vlerësojnë ekonominë turke negativisht dhe tregojnë qartë se nga cila anë marrin udhëzime.

Duke komentuar një mesazh telex navigimi (Navtex) lëshuar nga Greqia, Erdogan tha se ishte një veprim korruptiv, duke kërcënuar sigurinë e të gjitha anijeve në rajon.

Në mesazh, Greqia njoftoi një stërvitje katër-ditore të forcave ajrore dhe detare në zonën që përkon me zonën e Mesdheut lindor, në të cilën Turqia zgjati aktivitetet e anijes kërkimore “Oruc Reis” për katër ditë shtesë një ditë më parë.

Kështu Greqia po përpiqet të bllokojë të drejtat turke për eksplorimin e hidrokarbureve në rajon.

“Greqia është e vetmja përgjegjëse për gjithçka negative që mund të ndodhë në rajon, dhe do të jetë e vetmja që do të pësojë dëme,” tha Erdogan.

Ai tha se me një qëndrim të tillë, i cili është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, vullnetin e mirë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, Greqia është tërhequr në kaos nga i cili nuk ka rrugëdalje.

“Turqia nuk do të bëjë një hap prapa kur bëhet fjalë për aktivitetet e anijes së dedikuar të sondazhit sizmik ‘Oruc Reis’ dhe marinës që e shoqëron atë,” tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re