Brazilianët kanë vërshuar në mediat sociale duke i kërkuar falje zonjës së parë franceze Brigitte Macron, kjo pasi presidenti i tyre bëri komente “jashtëzakonisht mosrespektuese” ndaj saj.

Hashtag si #DesculpaBrigitte dhe #PardonBrigitte (më fal, Brigitte) janë në rritje në të gjithë botën pasi përdoruesit e mediave sociale i dërgonin mesazhe zonjës Macron.

Jair Bolsonaro krahasoi me shaka moshën e Zonjës së Parë të Francës, 66 vjeç, dhe gruas së tij të tretë, Michelle Bolsonaro, 37 vjeç.

“Ju e kuptoni tani pse Macron persekuton Bolsonaron”, shkruajti në Facebook Rodrigo Andeaca, ku më pas Bolsonaro e pëlqeu komentin dhe shkroi: “Mos e poshtëro djalin – hahaha”.

Macron i quajti komentet e Bolsonaros “jashtëzakonisht të pasjellshme”, dhe i tregoi se gratë braziliane ndjenin turp për sjelljen e kreut të shtetit të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re