Kukës

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H. H., 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re