Një shqiptar i kërkuar në Itali për të vuajtur një dënim për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës është arrestuar në Britaninë e Madhe.

Besnik Zekthi, 42 vjeç, ka dalë dje para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit për të nisur procedurat e ekstradimit.

Zekthi nuk pranoi të ekstradohej dhe u dërgua në paraburgim përpara një seance tjetër këtë muaj ku do të shqyrtohet një kërkesë për lirimin me kusht.

“Një numër i madh i të dënuarve dhe kriminelëve të dyshuar shqiptarë që kërkohen në Itali janë arrestuar në Britaninë e Madhe për ekstradim vitet e fundit.

Rrjetet shqiptare të krimit të përfshirë në furnizimin me kokainë, me lidhje me kartelet e furnizuesve në Amerikën e Jugut, kanë punuar me mafien italiane për shpërndarjen e drogës dhe lëvizjen e saj nëpër Evropë.

Historikisht, bandat e krimit shqiptarë kanë përdorur gjithashtu pasaporta dhe dokumente identiteti italiane për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar gjenerali Pasquale Angelosanto, komandant i një njësie speciale të Karabinierëve që lufton rrjetet e ndryshme mafioze të Italisë, tha se mafia e fuqishme italiane Ndrangheta po bashkëpunonte me bandat shqiptare për të fituar miliarda euro në vit duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë”, raporton media britanike Express.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re