Një shtetas rus është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Mësohet se 57-vjeçari i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov, me profesion neurokirurg ka ardhur në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë  disa ditë më parë me charter.

Arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Ai më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re