Në Durrës është arrestuar një 42-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Fshehje të të ardhurave”.

Nga Policia është prangosur A.H 42-vjeç banues në fshatin Gose të Kavajës, pasi gjykata e ka dënuar me katër muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

Blutë arrestuan shtetasin A.H.,42 vjeç, banues në Gosë të Kavajës dhe i shpallur në kërkim për “Fshehjen e të ardhurave” Gjykata e Shkallës së Parë Durrës këtë shtetas e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko