Policia e Vlorës arrestoi një shtetas që akuzohet për tentative vrasje.
 
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur  kapja nga uniformat blu e shtetasit me iniciale E.Ç., banues në Orikum.
 
29 vjecari u ndalua mbi bazën e një vendimi të  Gjykatës së Vlorës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
 
E.Ç., dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re