Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale është arrestuar nga Policia e Elbasanit.

 

Shtetasi i arrestuar është Thanas Bego, 32 vjeç nga lagjia Shënkoll I Elbasanit.

 

Sipas policisë, Bego dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve si dhe ndaj tij është lëshuar edhe një urdhër arresti për plagosje me dashje dhe për shkatërrim prone.

 

Bego është kapur në kryeqytet pas një pune të mirëorganizuar të sektorit të krimeve të komisariatit të policisë Elbasan në bashkepunim me policinë e Tiranës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re