Një 42 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim në Itali, ka rënë në prangat e policisë në Rinas. Ai tentoi të kalojë kufirin me leje kalimi me të dhëna të falsifikuara.

 

Sipas policisë i arrestuari Muhamed (Bledar) Leka, nga Lushja, është një person i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg nga drejtësia italiane, për “vrasje me dashje në bashkëpunim”.

 

Ndërkaq bëhet e ditur se 42-vjeçari Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime.

 

Pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re