Instituti i Shëndetit Publik në një reagim të dhënë për gazetaren e Fax News, Fjona Çela ka bërë me dije se fokusi i punës së Laboratorit të Virologjisë në ISHP aktualisht është i përqendruar në kryerjen e analizës për vendosjen e diagnozës.
Gjithashtu ISHP thotë se një tjetër praktikë që po ndjek është dhe gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.
Sa i përket testimit për arsye të lëvizjes jashtë vendit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar kryerjen e testimit RT- PCR në laborator privat.
Në këtë reagim, ISHP thotë se sqarimet më të detajuara gjenden në faqen zyrtare te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku janë të radhitura edhe kriteret që duhet të plotësojë një laborator privat.
/faxweb
