Një grua 45 vjeçare në Tiranë ndodhet në kërkim nga policia pasi ka vjedhur një unaz floriri pranë tregut të fruta perimeve në “Vasil Shanto”.

Unaza është denoncuar si e humbur nga shtetasi me inicialet P.T pranë policisë, ku ka treguar se e ka humbur unazën ditën kur doli për të bler fruta perime në tregun e “Vasil Shantos”, por atë ditë kallëzuesi ka ndihmuar një burrë që i ka rënë të fikët.

“Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova.” thotë kallëzuesi.

Por në dyqanet aty pranë më thanë që unazën e ka gjetur një grua e cila ka thënë se unaza është e saj.

“Më thanë në dyqan që unazën e gjeti një grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.Një grua ulet dhe merr diçka”, rrëfen burri, i cili këmbëngul në kërkesën e tij për gjetjen e gruas që më pas do t’i kthejë unazën e rëndësishme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re