Po zhvillohet në një situatë jo të qetë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pasi shumë deputetet kanë paralajmëruar se do të kërkojnë largimin e Bashës.

 

Ky i fundit teksa ka marrë fjalën para grupit parlamentar shprehu gatishmërinë si drejtues i PD për të ndërmarrë cdo hap, që sipas tij i shërben kësaj force politike, pa perjashtim, pa paragjykim.

 

Është e rendesishme te kuptojme situaten dhe te ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje qe i sherben PD dhe gjithe demokrateve, jo interesave personale as te miat, as te Sali Berishës, as te askujt tjeter. Një zgjidhje që ti shëbeje të gjithe demokrateve. T’i sherbeje ne nje menyre te tille qe t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe te shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet te jete qellimi yne. Te kapercejmë vetveten, duke e nisur nga une i pari, te gjejme nje zgjidhje, te rikuperojme gjithcka, perfshire edhe disa nga hapat e gabuar qe mund te kemi hedhur në të kaluarën. Kur themi mund të kemi hedhur, pergjegjesine kryesore e mbaj unë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re