Kërkohet një Ministri Energjie/ Konfindustria: Është prioritet në kushtet e krizës

konfindustria-kerkese-rames-duhet-ministri-e-re-riformatoni-qeverine-per-te-perballuar-krizen-energjetike-800x445-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas shpalljes së emergjencës energjitike nga qeveria, Shoqata e Biznesit “Konfidustria” sugjeron se duhet të rikrijohet si një institucion më vete, Ministria e Energjisë.

 

Aktualisht, sipas konfindustrias, sektori i energjisë është si një shtojcë e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohë që ai përfaqëson një degë strategjike të ekonomisë.

 

Kjo kërkesë bëhet edhe më e vlefshme tani që jemi përballë një krize të mundshme, e cila ka si shkak edhe politikat e gabuara të ndjekura deri më tani në këtë sektor.

 

Konfindustria sqaron se, nëse do të kishim politika për të stimuluar investimet alternative si dhe nje menaxhim më profesional dhe të pakorruptuar, Shqipëria do te ishte prekur pak ose aspak nga kjo krizë.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë