Skip to content

Kërkohet për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet te mitingu i Sali Berishës në Itali

IMG 4320

Rishfaqet ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndonëse kërkohet nga Dretësia  dhe policia pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ai ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.

Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.

Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur.

Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.