Grupet e huaja të kërkim-shpëtimit po vijojnë kërkimet tek Hotel Mira Mare.

 

Në këtë zonë dyshohet se ndodhet nën rrënoja një trup i pajetë. Grpuet që po zhvillojnë kërkimet janë ato të Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Ndërkohë janë mbyllur kërkimet në Thumanë, zona e Ish-kënetës, Kryqi i Kuq si dhe tek Rruga Shoqeria Bashkimi apo siç njohet ndryshe 2 gjelat.

 

Gjate nates u nxorren te pajete Ilir Lala ( tek ish Keneta) dhe Zhuljeta Gjana Lagja Nr 6 ( zona e njohur si dy gjelat).

 

Deri më tani janë nxjerrë të pajetë 48 persona. 24 në Durrës, 22 në Thumanë një në Lezhë dhe një në Kurbin. Ndërkohë mbi 750 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

 

Informacioni zyrtar i Ministrise se Mbrojtjes

 

 

-Thumane

Eshte mbyllur kerkimi

-Hotel Mira Mare

Grupet qe po punojne: Serbi, Mali i Zi

Trupa per tu nxjerr: Mendohet 1 (nje) trup i pajete

-Keneta

Eshte mbyllur kerkimi

-Kryqi i Kuq

Eshte mbyllur kerkimi

-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat)

Eshte mbyllur kerkimi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re