Kuvendit të Maqedonisë i janë parashtruar pesë kërkesa për marrjen e imunitetit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis dhe mori azil politik në Hungari.

 

Të martën pritet që të bëhet dhe shqyrtimi i këtyre në seancën e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

 

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për rastin “Tank” lëndën Prokurorisë Speciale Publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së mercedezit luksoz, por para se të fillojë ta vuajë dënimin me burg, ai u arratis në Hungari.

 

Ai është i akuzuar edhe në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, të gjitha këto gjithashtu raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re