Klement Zguri i vetmi përfaqesues i opozitës në komisionin qendror të zgjedhjeve ka kërkuar nga parlamenti reformimin e këtij institucioni.

Ndërsa ka raportuar në komisionin e ligjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjese, Zguri ka vënë në dukje se KQZ u bë viktimë e përplasjeve politike.

 

KLEMENT ZGURI

 

KRYETAR I KQZ

 

 

“Konflikti politik i vitit 2019 ishte një provë sfilitëse për KQZ-në. Si trupë e ngritur mbi parimin e balancimit politik, KQZ-ja është e destinuar të dështojë kur vihet të përplaset me politikën. KQZ-ja këtë radhë i mbijetoi përplasjes, sepse ajo nuk ishte në themel të konfliktit, por thjesht një nga viktimat e tij. Një përplasje tjetër e ngjashme, ose më e madhe se kjo mund edhe ta rrëzojë KQZ-në dhe, bashkë me të, gjithë administratën zgjedhore. Prandaj ka rëndësi imperative që Kuvendi të ndërhyjë, të reformojë institucionin”.

 

 

Në qershorin e 2019 bojktoi i opozitës detyroi KQZ të eksperimentonte me komisionere të perzgjedhur nga vetë ajo për të plotësuar vendet e lëna bosh nga PD e LSI; një praktikë kjo që sipas mazhorancës mund të shërbejë për depolitizimin e plotë të komisioneve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe administrata Zgjedhore ne tëresi janë çështje që aktualisht po diskutohen në tryezen e reformes.

Per KQZ mazhoranca mbeshtet propozimin qe parashikon nje KQZ  te ndare ne 3 organe; komisioneri shteteror per zgjehdjet, komisioni rregullator dhe komisioni I ankimeve;

Nderkohe qe PD ende nuk ka nje propozim por te dy palet bashkohen ne mendimin se formula aktuale e KQZ nuk funksionon.

Ndersa per administraten zgjedhore ne teresi mazhoranca dhe opozita ende nuk kane arritur te gjejne konsensus, pasi PS kerkon depolitizimin e plote ndersa PD vetem te pjesshem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re