Jo një herë, por plot 23 herë me radhë policit në qytetin e St. Louis në SHBA, Keith Wildhaber, i ishte refuzuar ngritja në detyrë edhe pse shërbimet, sipas gjithë komunitetit ku punonte në radhët e forcave të rendit, ishte e perkryer.

Arsyet e këtyre refuzimeve , ai i mësoi në vitin 2014, ku në mënyre jo zyrtare iu bë të kuptonte që duhet të reduktonte “mënyrat e tij tepër femërore”.

“Mu duk sikur më kishin goditur me gr usht”, thotë Keith,  që denoncoi rastin tek eprorët e tij, por si përgjigje kishte marrë disa transferime gjithnjë larg e e më larg.  

Në vitin 2017, Wildhaber denoncoi faktin në Prokurori, dhe Gjykata 2 vite më vonë jo vetëm që i dha të drejtë, por dënoi policinë me shifrën stratosferike prej 20 milionë dollarëve.

Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi ishte caktuar tepër i lartë me qëllim, “në mënyrë që të kuptohet mesazhi se po disk riminove, do ta pësosh shtrenjtë”.