Një ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës,
Voltana Ademi, përmes një letre publike drejtuar disa prej ambasadorëve në
Shqipëri, që Shkodra do të ishte e gatshme të pranonte një komision
Administrativ Europian, për të dalë nga kriza politike në vend.

“Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet
me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione
ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për
Shkodrën!”, shkroi Ademi.

Një përgjigje për këtë sugjerim, ajo e mori nga ambasadori austriak
në Shqipëri, Johann Sattler. “Viti 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon
të nisë bisedimet me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësi për të
zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë, stina e konflikteve duhet të
pasohet nga stina e zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë
me pushime të qetë”, shkruan Sattler në një postim në Twitter.






Previous articleU maskua si fermer dhe kërkoi një gotë ujë në restorantin luksoz, më pas pronari i bën gjëmën e madhe kamarieres

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re