Pak orë pasi kërkoi në Kuvend dënimin me vdèkje për pèdofilët, deputeti Halit Valteri ka bërë hapa pas, duke thënë se ishte një deklaratë që i doli nga shpirti, dhe është e vështirë që të aplilohet në vendin tonë, pasi asnjë shtet i BE-së nuk e ka. Halili tha se në vend të dënimit për vdèkje ai propozon që pèdofilët të dënohen me burg përjetë.

“Më doli nga shpirti, se ndoshta nuk bëhet. Hajde t’i dënojmë për jetë, të ndryshojmë kodin Penal, ne duhet ta parandalojmë. Para gjashtë muajsh kemi kaluar ligjin për policët në shkolla, mendoj që e kanë bërë punën e tyre. Ne njëherë të vetme duhet të jemi me fëmijët tanë, hiqni ndonjë kockë nga koncensionet dhe jepeni për arsimin”, tha Valteri.

”Kush është pèdofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdèkje dhe njëherë se këta maskarenjë nuk meritojnë të jetojnë, Bëj thirrje ta diskutojmë të flasim dhe njëherë, kush përdhunon fëmijë të varet në mes të qyteti. Kush prek fëmijët, pèdofilët duhet të varen me litar duhet të varen midis qytetit, e përsëris të varen në me stë qytetit, të varen në mes të qytetit”, tha më herët Valteri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re