Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së duke rrëzuar kështu kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar.

Vendimi ështëmarrë gjyqtarja Igerta Hysi, të enjten e 4 Janarit, ndërsa ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO të datës 07 dhjetor të vitit që lamë pas.

Vendimi i Gjykatës së Posaccme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:

–              Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se, SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar. Prokuroria e Posaçme po ashtu po heton rolin e ish presidentit Ilir Meta, bashkëshortin e Monika Kryemadhit, për aferën CEZ-DIA si dhe për kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re