Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, për përfshirjen -sipas tij -të vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë

Në rendin e ditës nuk është përfshirë kërkesa e Gazment Bardhit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke thënë se “Rama i shmanget përballjes në Parlament”.

Në pretendimin e Bardhit thuhet se ky vendim për të mos futur në rendin e ditës kërkesën e tij është marrë në kundërshtim me kushtetutën.

Sjellim në vëmendje se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar penalisht sot (2 prill ) deputetin e Berishës Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal. Olsi shprehet se ai nuk është politkan dhe s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i vëllait të tij.

LEXO EDHE:  “S’jam politikan, por votues i vëllait tim! Kam besim te SPAK-u”- Olsi Rama: Ose unë të shkoj në burg, ose Gazment Bardhi të ndiqet penalisht si fabrikues provash në dëmin tim!

 

Per çfarë u kërkua interpelanca? 

 

Gazment Bardhi kërkoi në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 cështje:

1-      A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-      A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-      Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

Rendi i dites 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re