Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon leje për t’u betuar.

Mësohet seanca e radhës për Belerin është vendosur të mbahet më 29 janar në orën 10:00.

Në seancën e sotme avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Sot seanca u mbajt pasi, Beleri apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë lejen e posaçme.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë  duke blerë vota.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re