Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

I ashpër ka qenë reagimi i mbështetësve të Belerit, që ndodhen jashtë ambienteve të gjykatës, pas vendimit.

“Turp, poshtë diktatura” kanë qenë disa nga thirrjet e mbështetësve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Gjatë seancës, Beleri është shprehur se ndaj tij po bëhet padrejtësi për interesave politike. Po ashtu ai shprehet se përveç tij, por dëmtohet edhe familja.

“Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.

Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq”, ka thënë Beleri.

Kujtojmë se Fredi Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Edhe pse në qeli, ai arriti të fitojë zgjedhjet përballë rivalit të PS, Jorgo Goro. Por pavarërisht kërkesave të tij në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, nuk është lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Çështja Beleri ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.

Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare është kundërpërgjigjur duke deklaruar mëse një herë se kjo është një çështje e Drejtësisë e duke refuzuar kategorikisht çdo lloj ndërhyrjeje ndaj sistemit gjyqësor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re