Skip to content

Kërkoi mandatin në qarkun e Durrësit: Rinumërohen 54 kuti, s’ka asnjë ndryshim rezultati për LSI

Eloma Guri

Eloma GuriPër të dytën herë brenda një kohe të shkurtër,  KQZ është shndërruar në një KZAZ ku po numërohen 108 kutitë e qarkut Durrës.

KAS i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendon se e ka humbur mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota, që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

Në KQZ me kërkesë të LSI-së vijon rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit.

Nga 54 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati. Mësohet se PS ka humbur 2 vota,  LSI ka marrë 3 vota, ndërsa PD ka humbur 13 vota.

LSI synon të marrë mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ po rinumërojnë fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi.

Përfaqësuesi i PS-së në KAS, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë.