Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit, ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje, në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin.

Gjykata ka rrëzuar kështu për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit, i cili kërkonte një masë më të lehtë sigurie se arresti me burg.

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshit u shqyrtua në dhomë këshillimi, ndërsa më herët atij i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi i gjykatës:

61004-00539-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 228,229,230,238 KP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.23 datë 21.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

61003-00540-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 15/2,17,18,36,42 i Kushtetutës, Nenet 128/a,221,221/a,222,223,424,427/a,432 KPP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.104 (87-2023-157), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re