
Rrëzohet kërkesa e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga seanca paraprake.
Sipas gjykatës, kërkesa e Veliajt nuk ka bazë ligjore.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Bib Ndreca.
Kujtojmë se në seancën e fundit që u mbajt në GJKKO, Veliaj përmes mbrojtjes së tij ka deklaruar se “procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor”.
Që prej 10 shkurtit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim.
Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën paraprake.



