Mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për Fredi Belerin, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Në gjykatë ka mbërritur edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Beleri qëndron në burg prej datës 12 Maj, i akuzuar për blerje votash.

Edhe pse në qeli, ai arriti të fitojë zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe u zgjodh kryetari i Bashkisë Himarë.

Por Fredi Beleri nuk u lejua nga Gjykata qè të merrte pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re