Ajo gjeti një “Tigruz”, një mace e bukur 4 vjeçare e racës evropiane teksa endej rrugëve.

Por në vend që ta kthejë, vendosi të kërkojë një shpërblim nga pronarja. Për këtë arsye, një grua 54-vjeçare shqiptare që jeton në Torino u arrestua me akuzën e grabitjes.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar. Ishte ora 10:00 kur, në Corso Traiano, gruaja u arrestua nga karabinierët.

Pas zhdukjes së “Tigruz”, pronarja 22-vjeçare kishte postuar postera me foto të kafshës dhe një numër telefoni për të kontaktuar në rast të gjetjes së saj në lagjen “Mirafiori”.

Kështu që 54-vjeçarja kontaktoi vajzën përmes bisedës në WhatsApp dhe i kërkoi asaj një mijë euro. Nga atje filluan negociatat, deri sa marrëveshja midis palëve u vendos 300 euro.

Në takim, megjithatë, 22-vjeçarja u shfaq me karabinierët, të cilët arrestuan gruan menjëherë pasi mori paratë dhe ia ktheu macen pronares.

Gruaja tani është në arrest shtëpiak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re