Skip to content

Kërkoi një muaj për shtëpinë e pushimeve, Rihana e gjen më në fund super vilën për shifrën marramendëse

Pas një muaj kërkimesh për shtëpinë perfekte në plazhin e Hamptons për të marrë me qira këtë verë, duket që Rihanna e ka gjetur atë që bën për të.

Ylli i muzikës pop ka marrë me qira një vilë të madhe me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, për një shifer 415 mijë dollarë.

Plazh dhe mol privat, pishinë, port, parket, dritare të mëdha dhe një pamje e mrekullueshme nga Oqeani, janë disa nga karakteristikat e shtëpisë në lungomaren e zonës së Southampton, në pjesën perëndimore të Long Island.

Në këtë vend në 2014 është xhiruar reality ‘Kourtney and Khloe Take The Hamptons’.

/faxweb