Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg.

Trupa e përbërë nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi mospranim të kërkesës.

Llalla u ndalua në Itali, ku dhe iu mohua kërkesa për azil. Ai pretendon se vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila mund të përkeqësohet në rast izolimi në burg.

Në seancën që u mbajt në Gjykatë e Lartë, SPAK përfaqësohej nga drejtuesi Arben Kraja, i cili është shprehur se sëmundja e Llallës ka qenë e njohur prej kohësh, por kjo nuk e ka penguar që të ushtrojë edhe detyrën e prokurorit.

Avokati i Llallës e quajti të çuditshëm vendimin e dhënë sot në Gjykatën e Lartë.

Sa i takon mundësisë së ekstradimit të Llallës, Hazizaj u shpreh: Ka një çudi shumë të madhe, sa kohë që Gjykata e Apelit në Itali e ka pranuar gjendjen e tij të rënduar, ndaj edhe nuk e ka pranuar ekstradimin. Unë sot në Gjykatën e Lartë nuk isha për ekstradimin, por për gjendjen shëndetësore, shqetësimin shëndetësor e ka njohur gjykata në Itali. Gjykata e Lartë nuk e njohu referuar edhe pasionit tuaj për ti futur njerëzit në burg, të medias pra.

Ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekalaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re