Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënën në fuqi vendimin për sekuestrimin e automjetit të Prokurorit Maksim Sota. Mjeti u sekuestrua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se i është blerë prokurorit nga persona që merren me trafik droge.

Kujtojmë prokurori Maksim Sota u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas dosjes së prokurorisë, Sota kishte jetuar dhe në një shtëpi me një nga trafikantët e prangosur si dhe ka ndihmuar kreun e grupit, Ilirjan Ducellarin (Zaimi), që të eliminonte problemet me drejtësinë.

Vetë prokurori ka mohuar përfshirjen e tij në grupin e strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj.

Megjithatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re