Deputeti i PS, Spartak Braho, gjate nje mbledhje te Komisionit Hetimor per Keshillin e Larte te Drejtesise, KLD./r/n/r/nLawmaker Spartak Braho, during a meeting of the Commission for Investigation on the High Council of Justice.

Përfaqësuesi i PS-së në Komisionin Hetimor për Shkarkimin e Presidentit kërkoi sot që nesër Ilir Meta të sillet forcërisht në seancë.

Madje Braho solli në kujtesë si Meta mori me dhunë Berishën kur ishte në rolin e kryeministrit.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, të gjejë mjetet. Por do të thotë se s’ka vullnet të njohë këtë komision.

Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara kur ky presidenti në pozitën e kryeministrit në atë kohë e mori me dhunë misterdepulesën (Sali Berishën).

Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë në ‘94. Ishin këta skenarë të kurdisur midis tyre.

Pse nuk vjen sot ky ne Parlament i thirrur nga komisioni? Akuzohet për thirrje për dhunë. I mungon komisionit hetimor për ta thirrur.

Jam dakord me logjikën dhe shpjegimet e zonjës Bushka por ne duhet te shfaqim vullnetin tonë. ai duhet thirrur me dhunë nesër. Ta votojmë këtë propozim” deklaroi Braho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re